Haradinaj: Istogu ishte gjithmonë në ballë të përpjekjeve shekullore për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Istogu ishte gjithmonë në ballë të përpjekjeve shekullore për liri. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka bërë homazhe sot për dëshmorët e rënë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”. “Në luftën e fundit për çlirim, trimat e UÇK-së, në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”, shënuan

Prill 14, 2025 - 01:00
 0  7
Haradinaj: Istogu ishte gjithmonë në ballë të përpjekjeve shekullore për liri
haradinaj:-istogu-ishte-gjithmone-ne-balle-te-perpjekjeve-shekullore-per-liri

haradinaj:-istogu-ishte-gjithmone-ne-balle-te-perpjekjeve-shekullore-per-liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Istogu ishte gjithmonë në ballë të përpjekjeve shekullore për liri.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka bërë homazhe sot për dëshmorët e rënë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

“Në luftën e fundit për çlirim, trimat e UÇK-së, në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”, shënuan beteja të lavdishme ndaj armikut. Në këtë frymë, në nderim të sakrificës së tyre dhe për të kujtuar gjurmët e pashlyeshme që lanë, sot me homazhe u përkujtuan dëshmorët Qazim Hakaj, Sylë Çetaj dhe Nexhmedin Hakaj, në vendin e rënies në fshatin Kaliqan”.

“Gjithashtu, në nderim të mësuesit dëshmor, Mustafë Blakaj, u mbajt Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Mustafë Blakaj”, ku morën pjesë garues nga vende të ndryshme, për të nderuar figurën e tij dhe kontributin në edukim e liri”.

“Po ashtu, sot me krenari kujtojmë dëshmorin e kombit, Adem Delija nga Zhabeli, në përvjetorin e rënies së tij. Jeta dhe sakrifica e tij janë pjesë e lavdisë sonë kombëtare dhe shembull frymëzimi ndër breza”, ka thënë Haradinaj