Partia Mundësia hap fushatën: Jemi opozita e vërtetë
Këtë të Dielë, ka hapur fushatën elektorale Partia Mundësia. Kreu i kësaj force politike Agron Shehaj theksoi në Pallatin e Kongreseve se ajo ide që lindi me 10 persona, sot numëron qindra mijëra mbështetës në gjithë Shqipërinë. “Nuk ka dyshim se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por sot ne mund dhe duhet të ndryshojmë të […]

Këtë të Dielë, ka hapur fushatën elektorale Partia Mundësia. Kreu i kësaj force politike Agron Shehaj theksoi në Pallatin e Kongreseve se ajo ide që lindi me 10 persona, sot numëron qindra mijëra mbështetës në gjithë Shqipërinë.
“Nuk ka dyshim se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por sot ne mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen. Në fillim ishim 10 vetë me një ide që dukej e çmendur. Shiko sa shumë jemi në këtë sallë, me qindra mijëra në gjthë Shqipërinë!”, tha Shehaj.
Shtoi se kjo parti e ka planin të qartë, me një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe përmirësimin radikal të klimës së biznesit.
“Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarët, i jep mundësinë çdo individi të lulëzojë. Një shqiptar i lumtur ështrë një shqiptar i pasur dhe i lirë. Lufta kundër korrupsionit është jetike. Drejtësia është shtylla kryesore e shoqerisë, rritja ekonomike çelësi i zgjidhjes së problemeve.”
Tha se mbështetja ndaj SPAK do të jetë absolute, në mënyrë që të vijohet me ndëshkimin e kujtdo që është përfshirë në korrupsion. “Ne jemi opozita e vërtetë, e sistemit! Ne jemi e vetmja opozitë e vërtetë”, përfundoi Shehaj.