Haradinaj kërkon njohjen nga Greqia në takimin me ambasadoren Vakali

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali. Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raport ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre. Haradinaj bën të ditur në Facebook se ambasadores i

shtator 18, 2025 - 16:00
 0
Haradinaj kërkon njohjen nga Greqia në takimin me ambasadoren Vakali
Haradinaj kërkon njohjen nga Greqia në takimin me ambasadoren Vakali

Haradinaj kërkon njohjen nga Greqia në takimin me ambasadoren Vakali

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raport ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre.

Haradinaj bën të ditur në Facebook se ambasadores i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftoi që të mbështesë Kosovën në angazhimet për njohjen e shtetit nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik.

“Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni”, shkruan kreu i AAK-së.