Haradinaj kujton mas*akrat në Istog dhe Ferizaj: Shteti serb duhet të ballafaqohet me kri*met e veta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot disa nga masakrat më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë prillit të vitit 1999, duke nënvizuar se liria e Kosovës u pagua me një çmim të madh dhe se drejtësia ende nuk është vendosur. “Liria që gëzojmë sot u pagua me

Prill 13, 2025 - 13:00
 0  8
Haradinaj kujton mas*akrat në Istog dhe Ferizaj: Shteti serb duhet të ballafaqohet me kri*met e veta
haradinaj-kujton-mas*akrat-ne-istog-dhe-ferizaj:-shteti-serb-duhet-te-ballafaqohet-me-kri*met-e-veta

haradinaj-kujton-mas*akrat-ne-istog-dhe-ferizaj:-shteti-serb-duhet-te-ballafaqohet-me-kri*met-e-veta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot disa nga masakrat më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë prillit të vitit 1999, duke nënvizuar se liria e Kosovës u pagua me një çmim të madh dhe se drejtësia ende nuk është vendosur.

“Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh. Shumë familje humbën më të dashurit e tyre nga terrori shtetëror serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e një populli të tërë. Armiku nuk kurseu as foshnjat, as fëmijët në prehër të nënave, pleqtë e të pambrojturit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përkujtuar masakrën në fshatin Studenicë të Istogut, ku forcat serbe ekzekutuan në mënyrë barbare nëntë civilë shqiptarë – tetë anëtarë të familjes Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj. Ata u rrethuan në shtëpi, u nxorën në oborr dhe u vranë nga afërsia, ndërsa trupat e tyre u hodhën në një bunar pranë shtëpisë, të cilin më pas armiku e shkatërroi për të zhdukur gjurmët e krimit.

Masakra të tjera u kryen po atë ditë edhe në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, ku forcat serbe vranë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy të familjes Hoxha.

“Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtyre krimeve barbare. Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta,” ka përfunduar Haradinaj.