MPB njofton qytetarët se kanë mbetur dhe pak ditë për regjistrim të fakteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se kanë mbetur edhe pak ditë për të shfrytëzuar të drejtën për aplikim për regjistrimin e fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, sipas Vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme me Nr. 0616/2024të datës 21.11.2024. “Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë

Prill 28, 2025 - 11:00
 0  6
MPB njofton qytetarët se kanë mbetur dhe pak ditë për regjistrim të fakteve
mpb-njofton-qytetaret-se-kane-mbetur-dhe-pak-dite-per-regjistrim-te-fakteve

mpb-njofton-qytetaret-se-kane-mbetur-dhe-pak-dite-per-regjistrim-te-fakteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se kanë mbetur edhe pak ditë për të shfrytëzuar të drejtën për aplikim për regjistrimin e fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, sipas Vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme me Nr. 0616/2024të datës 21.11.2024.

“Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim të fakteve sipas vendimit Nr. 0616/2024 të datës 21.11.2024 deri me datë 30 prill 2025, ndërsa pas kësaj date, faktet e gjendjes civile (lindja, martesa dhe vdekja) që janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025, nuk do të mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të drejtën për parashtrimin e kërkesës për regjistrimin e fakteve sipas këtij vendimi e kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë regjistruar faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe vdekjen) në strukturat jo-legale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025.

“Njoftojmë qytetarët se për faktet, përkatësisht lindjet dhe vdekjet që kanë ndodhur pas datës 1 shkurt 2025 në territorin e Republikës së Kosovës, qoftë jashtë institucioneve shëndetësore dhe atyre për të cilat nuk mund të ofrohet si dëshmi ndonjë certifikatë apo dokument, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim të mëvonshëm përmes deklarimit, pranë Zyrave të Gjendjes Civile në komunat e tyre përkatëse”, thuhet në njotim. .

Trajtimi i kërkesave, kriteret dhe procedura do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin e gjendjes civile. Qytetarët mund të marrin informatat në Zyrën e Gjendjes Civile ku do të parashtrojnë kërkesën, lidhur me dokumentet që duhet të dorëzojnë dhe kriteret që duhet ti plotësojnë.

Deri tani, vendimi është duke u zbatuar me suksese të plotë për të gjitha kategoritë që rregullohen prej tij dhe gjatë periudhës 01.02.2025 deri me 25.04.2025, janë realizuar gjithsej 4330 regjistrime, përfshirë: 2159 lindje, 1108 martesa dhe 1063 vdekje.

“Duke pasur parasysh suksesin e arritur deri tani, Ministria e Punëve të Brendshme, po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë të Vendimit, si dhe për të përmirësuar shërbimet, me qëllim që të ofrojë më shumë mundësi dhe mbështetje për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.