Haradinaj: Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por i beson asaj të Maqedonisë së Veriut

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj thekson se kryeministri Kurti po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj. “Në Maqedoninë e Veriut

Nëntor 19, 2024 - 05:00
 0  6
Haradinaj: Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por i beson asaj të Maqedonisë së Veriut
haradinaj:-kurti-nuk-i-beson-gjykates-kushtetuese-te-kosoves,-por-i-beson-asaj-te-maqedonise-se-veriut

haradinaj:-kurti-nuk-i-beson-gjykates-kushtetuese-te-kosoves,-por-i-beson-asaj-te-maqedonise-se-veriut

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj thekson se kryeministri Kurti po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”.

Haradinaj vë në dukje paradoksin se si kryeministri Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, por shpreh besim në gjykatën kushtetuese të një shteti tjetër.

“Të ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër!”, ka shkrua ai.