Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Shqipërisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për dy mbledhjet e mbajtura mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës si dhe gatishmërinë e tij për mbledhje të tjera me ta. Kurti përmes një konference për media ka thënë se është i gatshëm si dhe ka vullnet që sërish të mbajnë mbledhje me Republikën e Shqipërisë. Ai

Nëntor 19, 2024 - 05:00
 0  6
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Shqipërisë
kurti:-jam-i-gatshem-qe-sa-me-pare-ta-mbajme-edhe-nje-mbledhje-me-qeverine-e-shqiperise

kurti:-jam-i-gatshem-qe-sa-me-pare-ta-mbajme-edhe-nje-mbledhje-me-qeverine-e-shqiperise

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për dy mbledhjet e mbajtura mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës si dhe gatishmërinë e tij për mbledhje të tjera me ta.

Kurti përmes një konference për media ka thënë se është i gatshëm si dhe ka vullnet që sërish të mbajnë mbledhje me Republikën e Shqipërisë.

Ai tha se nga dy mbledhjet e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar 58 marrëveshje.

“Sa i përket mbledhjes së dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ne me Republikën e Shqipërisë i kemi mbajtur dy mbledhje. Tash jemi barazuar pasi dhe me Maqedoninë e Veriut i mbajtëm dy mbledhje. Unë jam i gatshëm, i interesuar, i vullnetshëm që sa më parë ta mbajmë dhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

“Përndryshe 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë. Në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre, pavarësisht se nuk kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat, ka shkuar jashtëzakonisht mirë, dhe më mirë se në të gjitha mandatet e mëhershme”, ka thënë Kurti.