Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi

Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit AAK-NISMA për kryeministër, ka premtuar investime të mëdha për Junikun, duke theksuar se do të vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Ai gjithashtu premtoi trefishimin e subvencioneve për bujqësi dhe ndarjen e granteve pa kthim për të rinjtë që hapin biznese. Haradinaj theksoi se do të

shkurt 2, 2025 - 20:00
 0  4
Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi
haradinaj-mban-takim-ne-junik:-do-te-trefishojme-subvencionet-per-bujqesi

haradinaj-mban-takim-ne-junik:-do-te-trefishojme-subvencionet-per-bujqesi

Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit AAK-NISMA për kryeministër, ka premtuar investime të mëdha për Junikun, duke theksuar se do të vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ai gjithashtu premtoi trefishimin e subvencioneve për bujqësi dhe ndarjen e granteve pa kthim për të rinjtë që hapin biznese. Haradinaj theksoi se do të rriten pensionet dhe paga mesatare, ndërsa do të ofrohen bursa për të gjithë studentët.

Po ashtu, ai premtoi furnizim me energji elektrike 24 orë dhe çmim më të lirë për energjinë.

Haradinaj shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Junikut dhe u angazhua për një Kosovë Fituese.