Haradinaj: Qeveria Kurti ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve, e papërgjegjshme

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se papërgjegjësia e qeverisë aktuale po e mban peng zhvillimin e Kaçanikut dhe gjithë Kosovës. “Qeverisja aktuale ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve elementare për Kaçanikun. Stadiumi i filluar para 6 vjetësh qëndron si

dhjetor 16, 2024 - 06:00
 0  5
Haradinaj: Qeveria Kurti ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve, e papërgjegjshme
haradinaj:-qeveria-kurti-ka-deshtuar-ne-menyre-te-turpshme-ne-realizimin-e-projekteve,-e-papergjegjshme

haradinaj:-qeveria-kurti-ka-deshtuar-ne-menyre-te-turpshme-ne-realizimin-e-projekteve,-e-papergjegjshme

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se papërgjegjësia e qeverisë aktuale po e mban peng zhvillimin e Kaçanikut dhe gjithë Kosovës.

“Qeverisja aktuale ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve elementare për Kaçanikun. Stadiumi i filluar para 6 vjetësh qëndron si dëshmitar i paaftësisë së tyre, ndërsa ujërat e zeza vazhdojnë të jenë kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Kjo papërgjegjshmëri në qeverisje po e mban peng zhvillimin e një qyteti historik që meriton shumë më tepër”, ka thënë Haradinaj.

“Ne e dëshmuam se si realizohen projektet madhore – Autostrada “Arben Xhaferi” është shembull konkret i vizionit dhe veprimit tonë”, ka shtuar ai.