Haradinaj shkon në takimin për zgjedhjet te Osmani

Në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, do të marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemajli. Po në këtë takim, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, udhëheqësi

Nëntor 20, 2025 - 10:00
 0
Haradinaj shkon në takimin për zgjedhjet te Osmani
Haradinaj shkon në takimin për zgjedhjet te Osmani

Haradinaj shkon në takimin për zgjedhjet te Osmani

Në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, do të marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemajli.

Po në këtë takim, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njashtu edhe nga PDK do të jenë prezent aty.

Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Mbledhja për të caktuar datën e zgjedhjeve nacionale erdhi pas dështimit të mandatarit Glauk Konjufca për të formuar ekzekutivin e ri, i cili i mori veç 56 ashtu siç i mori edhe Albin Kurti.