Anulohet seanca për spiunazh, urdhërohet ekzaminimi psikiatrik ndaj Bedri Shabanit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar mbajtjen e seancës gjyqësor ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh. Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore, thuhet se trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit Bedri Shabani, transmeton Telegrafi. “Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në


Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar mbajtjen e seancës gjyqësor ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore, thuhet se trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit Bedri Shabani, transmeton Telegrafi.
“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.13/2025, ndaj të akuzuarve B.SH. dhe M.Q., për shkak të veprës penale Spiunazhi, e caktuar për datë 20.11.2025 sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është anuluar, pasi trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit B.SH., sipas propozimit të mbrojtjes së të pandehurit B.SH”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se anulimi është bërë nga trupi gjykues dhe bazohet në faktin se është urdhëruar ekzaminimi psikitatrik i të pandehurit B.SH, i cili ekzaminim nuk mund të përfundohet në kohë të shkurtër.
Gjykata njofton se lidhur me caktimin e datës së radhës në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht, përmes ftesave të gjykatës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.
Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.
