Harry dhe Meghan me strategji të prindërimit, s’i lënë fëmijët vetëm
Ndonëse kanë agjenda të ngjeshura, Harry dhe Meghan kanë zotëruar strategjinë e prindërimit, që konsiston me prezencën e njërit prej tyre pranë fëmijëve. Dyshja u është larguar detyrimeve protokollare të familjes mbretërore, por jo edhe obligimeve të ndryshme që rriten me angazhimet e tyre në shumë fusha, shkruan IndeksOnline. Gjatë javës së ardhshme, çifti i […]
Ndonëse kanë agjenda të ngjeshura, Harry dhe Meghan kanë zotëruar strategjinë e prindërimit, që konsiston me prezencën e njërit prej tyre pranë fëmijëve.
Dyshja u është larguar detyrimeve protokollare të familjes mbretërore, por jo edhe obligimeve të ndryshme që rriten me angazhimet e tyre në shumë fusha, shkruan IndeksOnline.
Gjatë javës së ardhshme, çifti i njohur do të ndahet për disa ditë, me Harryn që do të jetë në New York për konferencën “The New York Times DealBook”.
Po të njëjtën ditë, më 4 dhjetor, Meghan do të jetë mysafire speciale në një festë në Los Angeles, aty ku aktori Tyler Perry do të pranojë një çmim prestigjioz.
Për çiftin u aludua se kanë kriza martesore, por ata duket se kanë koordinuar aktivitetet e tyre, duke u siguruar që të paktën njëri prej prindërve të qëndrojë me fëmijët.