Përkujtohen dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica në Gllanasellë

Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë u mbajt një ceremoni përkujtimore pranë memorialit ku prehen këta trima. Në njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, kabineti i tij, familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë

Prill 13, 2025 - 19:00
 0  6
Përkujtohen dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica në Gllanasellë
perkujtohen-deshmoret-kadri,-avdi-dhe-xhevdet-karaqica-ne-gllanaselle

perkujtohen-deshmoret-kadri,-avdi-dhe-xhevdet-karaqica-ne-gllanaselle

Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë u mbajt një ceremoni përkujtimore pranë memorialit ku prehen këta trima.

Në njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, kabineti i tij, familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë dhe bashkëpunëtorë, të cilët me nderim e respekt u përkulën pranë varrezave të dëshmorëve dhe vendosën lule për të nderuar jetën dhe sakrificën e tyre.

Ndër të tjera, Lladrovci theksoi: “Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica janë shembull i përjetshëm i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre mbetet gurthemel i lirisë që gëzojmë sot dhe një frymëzim i pashuar për brezat që vijnë”.