Haskuka i VV-së: Nuk e dijmë nëse NISMA e voton Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur për FrontOnline, pas raportimeve në media se NISMA Social-Demokrate e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj, e që në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte në koalicion bashkë me AAK-në e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do e votoj Qeverinë Kurti, por pa pasur ndonjë marrëveshje koalicioni. Në

Mars 31, 2025 - 18:00
 0  5
Haskuka i VV-së: Nuk e dijmë nëse NISMA e voton Qeverinë
haskuka-i-vv-se:-nuk-e-dijme-nese-nisma-e-voton-qeverine

haskuka-i-vv-se:-nuk-e-dijme-nese-nisma-e-voton-qeverine

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur për FrontOnline, pas raportimeve në media se NISMA Social-Demokrate e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj, e që në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte në koalicion bashkë me AAK-në e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do e votoj Qeverinë Kurti, por pa pasur ndonjë marrëveshje koalicioni.

Në një prononcim për FrontOnline, Haskuka ka thënë se nuk ka ndonjë informatë nëse NISMA do e votoj Qeverinë Kurti apo jo.

‘’Nuk kam informatë për NISMA-n dhe për këto raportime’’ tha ai.

Haskuka, potencoi se është larg këtyre proceseve.

‘’Jam pak larg proceseve nuk po di çka me thënë’’ shtoi ai.

I pyetur nëse VV do arrij ta bëjë Qeverinë e re, Haskuaka u shpreh se qytetarët ia kanë dhënë VV-së këtë besim.

‘’Vetëvendosje që ka fitu dyfishin e votave të partisë së dytë dhe qytetarët ia kanë dhënë besimin për me e formu Qeverinë’’ përfundoi ai.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha të dielën se Vetëvendosje synon që të krijojë qeverinë brenda të njëjtës ditë kur pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Këtë deklarim, Kurti e ka dhënë para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe masnej synojmë një seancë ku zgjedhet edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kena bërë edhe herën e kalume për të njëjtën ditë”, tha Kurti.

LVV ka siguruar 48 mandate në kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-NISMA tetë (AAK-ja pesë, Nisma tri). Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë, 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit.

Kur janë bërë pesë ditë prej se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi zgjedhjet parlamentare dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë statusin e “qeverisë në detyrë”, kanë mbetur më së shumti 25 ditë kohë për thirrjen e seancës konstituive të kuvendit.

Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës parasheh që seanca konstituive të mbahet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të Zgjedhjeve.

Paragrafi i Tretë i këtij Neni parasheh që seanca të thirret nga kreu i shtetit. Nëse presidentja Vjosa Osmani nuk vepron brenda këtij afati, Kuvendi i ri mblidhet vetë në ditën e 30-të.

/FrontOnline/