Haxhiu i PDK-së: Rritja e pagave është e pamjaftueshme

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka kritikuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, duke e quajtur atë një masë të motivuar nga interesat elektorale. Sipas Haxhiut, kjo rritje është e pamjaftueshme dhe nuk i përmbushë kërkesat e punonjësve shëndetësorë. ‘’ E para rritja e pagave ose planifikimi që

Nëntor 22, 2024 - 12:00
 0  5
Haxhiu i PDK-së: Rritja e pagave është e pamjaftueshme
haxhiu-i-pdk-se:-rritja-e-pagave-eshte-e-pamjaftueshme

haxhiu-i-pdk-se:-rritja-e-pagave-eshte-e-pamjaftueshme


Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka kritikuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, duke e quajtur atë një masë të motivuar nga interesat elektorale.

Sipas Haxhiut, kjo rritje është e pamjaftueshme dhe nuk i përmbushë kërkesat e punonjësve shëndetësorë.

‘’ E para rritja e pagave ose planifikimi që Qeveria e bën në kohë fushate  ka  qëllim elektoral , e dyta është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e punëtoreve shëndetësorë’’, tha Haxhiu për FrontOnline.

Ai theksoi se për dy vjet qeveria ka refuzuar kërkesat e infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, përfshirë edhe stafit mbështetës dhe administrativ, ndërsa pagat e tyre janë ulur në përputhje me ligjin e pagave.

‘’Qeveria për dy vite ka refuzuar kërkesat e infermierëve dhe profesionistëve shëndetësor, stafit mbështetës , teknik ,stafit administrativ të cilëve u është ulur paga me ligjin e pagave edhe kanë pasur kërkesa për ndryshim të koeficienteve ndërsa kërkesat e tyre janë refuzuar me arsyetimin se koeficientet nuk mund të ndryshohen’’ , tha deputeti Haxhiu.

Haxhiu shtoi se tani, për shkak të motiveve elektorale, qeveria ka ndryshuar koeficientin për të krijuar një efekt të menjëhershëm, mirëpo, sipas tij, kjo nuk ka pasur qëllim mirëqenien e kësaj kategorie

‘’Tani qeveria për interesa elektorale ka ndryshuar koeficientin për të bërë ndryshimin në mënyrë ligjore kështu që nuk konsideroj që kjo nuk është bërë për qëllime të mira mirëpo kjo është brë për të krijuar një efekt elektoral’’, përfundoi Haxhiu./