Haxhiu i reagon Bajramit për çështjen e dorëheqjes së Qeverisë: Mos i ngatërro gjërat, shpallja dhe certifikimi janë të ndryshme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami, rreth Ligjit për Qeverinë ku thuhet se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami, rreth Ligjit për Qeverinë ku thuhet se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haxhiu në postimin e saj drejtuar Bajramit, i ka thënë kësaj të fundit që të moj ngatërroj gjërat.
Ajo ka thënë edhe se shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme.
‘‘Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht. Shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme. Nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve, jo certifikimi’’, ka shkruar Haxhiu. /Front Online/
Reagimi i plotë: