Deputeti Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e kanidatëve për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli arsyeja e tërheqjes është pasi nuk kanë arritur dakordësi se si do të bashkëpunonin në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë Sula ishte në listën e hapur të koalicioni, por […]

Mars 15, 2025 - 02:00
 0  3
Deputeti Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e kanidatëve për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli arsyeja e tërheqjes është pasi nuk kanë arritur dakordësi se si do të bashkëpunonin në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë Sula ishte në listën e hapur të koalicioni, por nuk ka marrë garanci që nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.

Kujtojmë se deputeti Sula Pasi pasi u la jashtë listës së mbyllur nga Partia Demokratike, ai la partinë për të kandiduar me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.