Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri, Albin Kurti është i ”përfshirë në mafinë energjetike në ballkan”. Haziri lidhur me këtë, në emsionin “Click” në RTV21 tha se në Kosovë konkurentet tjerë për shitjen e energjisë nuk janë lejuar të jenë të barabartë, teksa shtoi se Kurti e ka mbrojtuar GEN-in
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri, Albin Kurti është i ”përfshirë në mafinë energjetike në ballkan”.
Haziri lidhur me këtë, në emsionin “Click” në RTV21 tha se në Kosovë konkurentet tjerë për shitjen e energjisë nuk janë lejuar të jenë të barabartë, teksa shtoi se Kurti e ka mbrojtuar GEN-in serb.
”Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike në Ballakn sepse është njëri prejt të parëve që ka dalur në televizone kur e spjegon sesi kosi dhe udba jugosllave së paku mbejtet e tyre në riorganizimin e ri të territorial në ballkan ka organizuar mafinë energjetike dhe ata e kontrollojnë”, tha Haziri.
Lidhur me këtë Haziri tha se ”ka aktakuzë për atë punë, e ka mbrojtur publikisht, konkurent energjtik nuk janë lejuar me qenë të barabartë është priviligjuar GEN-i serb”, tha Haziri.