Hetim dhe vendim për shkarkim ndaj prokurorit publik për ngacmim dhe keqpërdorim

Prokuroria Publike Themelore në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj prokurorit publik për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme – Ngacmimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për veprën penale të vazhdueshme- Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 […]

Nëntor 11, 2024 - 20:00
 0  5
Hetim dhe vendim për shkarkim ndaj prokurorit publik për ngacmim dhe keqpërdorim

Prokuroria Publike Themelore në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj prokurorit publik për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme – Ngacmimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për veprën penale të vazhdueshme- Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për M.H, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër prokurorit publik për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës, është dorëzuar nga një grup punonjësish të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës i është përcjellë  për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore Publike Shtip. Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra nga prokuroria e Shtipit, janë siguruar të dhëna dhe njohuri që tregojnë dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njoftoi Prokuroria.

Pas marrjes së njoftimit për hetim, bazuar në nenin 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që prokurorin publik ta shkarkojë nga pozita e tij derisa vazhdon procedura penale e iniciuar pas ankesës kundër tij.