Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50%

Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagave prej 50% në gjysmën e parë të vitit 2025. “Unë kam dalë me program dhe premtime, me kalkulim të saktë dhe po, është premtim elektoral. Por, dallimi mes meje dhe të tjerëve është se deri sa e them e mendoj mirë, por kur […]

Nëntor 22, 2024 - 00:00
 0  6
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50%

Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagave prej 50% në gjysmën e parë të vitit 2025.

“Unë kam dalë me program dhe premtime, me kalkulim të saktë dhe po, është premtim elektoral. Por, dallimi mes meje dhe të tjerëve është se deri sa e them e mendoj mirë, por kur e them, i qëndroj prapa. Premtimi im për rritje të pagave 50%, për infermierët, mjekët, mësuesit, arsimtarët, profesorët, policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civil. Kjo do të bëhet në vitin e parë të mandatit qeverisës. Në prill është reale me e prit qeverinë e ardhshme dhe afati optimal është që deri sa të përgatitet rishikimi i buxhetit, se kësaj duhet t’i paraprijë rishikimi i buxhetit. Dhe unë mendoj që në pjesën e dytë të vitit edhe qytetarët me i marrë pagat me rritje”, tha Hamza në Rubikon të Klan Kosovës.

Hamza ka thënë se në programin e tij parashihet rritje edhe për pensionistët, derisa shtoi se rritja prej 20 eurosh që u bë nga Qeveria Kurti nuk është fare rritje, pasi nuk është në nivelizim me normën e inflacionit.

“Pensioni më i ulët do të jetë 200 euro, pensionet e pensionistëve kontributdhënës do rriten mbi rritjen aktuale për 30%, plus do të ketë përshkallëzim të viteve në punë, është vendosur një standard 15 vjet, s’ka logjikë dhe arsyetim pse 15, pse jo 10, ose 20 dhe ka njerëz që i kanë 14 vjet e 8 muaj dhe s’mund ta gëzojnë pensionin kontributdhënës, kjo do të përshkallëzohet”, tha Hamza.