Hetim kundër një 21 vjeçari nga Shkupi, në shtëpi iu gjetën drogë dhe armë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi ​Urdhër zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose eksplozivë sipas nenit 396 dhe Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215 […]

maj 8, 2025 - 19:00
 0  4
Hetim kundër një 21 vjeçari nga Shkupi, në shtëpi iu gjetën drogë dhe armë
prokuroria

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi ​Urdhër zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose eksplozivë sipas nenit 396 dhe Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarët e policisë bastisën dje papafingon e ndërtesës ku jeton i dyshuari në Aerodrom dhe përcaktuan se ai mbante armë zjarri pa leje – një pistoletë 7.65 mm dhe pesë fishekë. U gjetën gjithashtu edhe drogëra narkotike – 4.2 kilogramë marihuanë dhe 5.98 gramë kokainë”, thonë nga Prokuroria.

Në këtë rast, ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari 21-vjeçar mund të arratiset, se ai do të fshehë provat e krimit ose do të ndikojë te dëshmitarët, por edhe rrethana të veçanta që justifikojnë frikën se ai do ta përsërisë krimin. Për këto arsye, prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit.