Hill: S’shohim dëshmi se Beogradi e ka kryer sulmin në Ibër-Lepenc, FBI po i ndihmon hetimet
Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Amerika nuk sheh prova që drejtojnë kah Beogradi sa i përket asaj se kush qëndron mbrapa sulmit në kanalin e Ibër Lepencit. “Ne sigurisht që nuk shohim asnjë dëshmi që do të çonte te Beogradi, por dikush e ka bërë atë dhe një hetim duhet
Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Amerika nuk sheh prova që drejtojnë kah Beogradi sa i përket asaj se kush qëndron mbrapa sulmit në kanalin e Ibër Lepencit.
“Ne sigurisht që nuk shohim asnjë dëshmi që do të çonte te Beogradi, por dikush e ka bërë atë dhe një hetim duhet të kryhet”, ka thënë ai për RTS.
Ai shtoi se është mirë që FBI po e mbështet këtë hetim dhe se kjo flet për faktin se ka mungesë besimi dhe “tendencë për akuza të ndërsjella”.
Për sulmin e 29 nëntorit Kosova e ka fajësuar Serbinë, mirëpo kjo është mohuar nga Beogradi.