Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij. Të premten që e lamë pas, ambasadori Hovenier u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme. Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në


Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij.
Të premten që e lamë pas, ambasadori Hovenier u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme.
Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe në avancimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike.
“Të premten e kaluar, komuniteti i Ambasadës u bashkua për të nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e daljes në pension të tij. Ambasada e SHBA-së i është mirënjohëse ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij prej dekadash. Si ambasador, përpjekjet e tij kanë formësuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe kanë avancuar rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit, Ambasador, për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm!”, thuhet në njoftim.