Kanali u dëmtua nga punimet e komunës, banorët e Stanofcit në hall me ujërat e zeza
Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme shkaktuan një mori problemesh në vend. I tillë edhe rasti në fshatin Stanofc të Vushtrrisë. Së fundi një person ka dërguar në adresën e Kanal10 pamje se si dera e shtëpisë së tij tashmë ka mbetur thuajse e pakaluar. Shkak për këtë, sipas banorit (A.M) është problemi që


Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme shkaktuan një mori problemesh në vend.
I tillë edhe rasti në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.
Së fundi një person ka dërguar në adresën e Kanal10 pamje se si dera e shtëpisë së tij tashmë ka mbetur thuajse e pakaluar.
Shkak për këtë, sipas banorit (A.M) është problemi që komuna ua kishte lënë gjatë rregullimit të trotuarëve, duke ua bllokuar pjesën e kanalizimit.
Ai ka bërë të ditur se edhe shtëpi tjera kanë të njejtin problem
Përmes pamjeve të publikuara, zjarrëfikësat janë parë në vendin e ngjarjes./Gazeta10