Abdixhiku i prezanton kandidatët e LDK-së për deputet nga Fushë Kosova
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi edhe i dy kandidatëve për deputet nga kjo degë. Ata janë Mirlinda Kransiqi dhe Laureat Gojnovci. Abdixhiku tha se kjo dëshmon që thirrja për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më shumë. “Me
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë.
Aty u bë prezantimi edhe i dy kandidatëve për deputet nga kjo degë.
Ata janë Mirlinda Kransiqi dhe Laureat Gojnovci.
Abdixhiku tha se kjo dëshmon që thirrja për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më shumë.
“Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend! Nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren dhe sonte Fushë Kosovë – uragani i ndryshimit të madh po e pushton çdo qytet e çdo fshat sepse fuqia e tij vjen nga ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Republikës!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.