Hill: UÇK donte pavarësi, Rugova dhe të tijët kishin të njëjtin objektiv, por ishin më të arsyeshëm

Ish i dërguari special i SHBA-së për Kosovën në 1998-1999, Christopher Hill tha se UÇK-ja donte pavarësi dhe mendonte se me një aleat të fortë kjo do të bëhej “më e thjeshtë”. Hill gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së tha se ata u flisnin për “autonomi të plotë”.

Nëntor 10, 2025 - 17:30
 0
Hill: UÇK donte pavarësi, Rugova dhe të tijët kishin të njëjtin objektiv, por ishin më të arsyeshëm
Hill: UÇK donte pavarësi, Rugova dhe të tijët kishin të njëjtin objektiv, por ishin më të arsyeshëm

Hill: UÇK donte pavarësi, Rugova dhe të tijët kishin të njëjtin objektiv, por ishin më të arsyeshëm

Ish i dërguari special i SHBA-së për Kosovën në 1998-1999, Christopher Hill tha se UÇK-ja donte pavarësi dhe mendonte se me një aleat të fortë kjo do të bëhej “më e thjeshtë”.

Hill gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së tha se ata u flisnin për “autonomi të plotë”.

“Nuk është se i njihja vërtet se kush ishin ata, kështu që është e vështirë për mua për të thënë se çfarë objektivash kishin ata”, tha ai.

“Por, pa diskutim, nga personat me të cilat kemi biseduar, ekzistonte pikëpamja se nuk mund të negocioheshe me serbët dhe për rrjedhojë, atë që ata dëshironin ta realizonin është pavarësia dhe që ne t’i ndihmonim”, shtoi Hill.

Diplomati amerikan tha se pëfaqësuesit e UÇK-së “ishin të interesuar që të punonin me Shtetet e Bashkuara”.

“M’u krijua përshtypja që ata nuk ishin të interesuar që të punonin me LDK-në dhe bënë çfarë mundën që ta prishnin reputacionin e LDK-së. Në vend që të ishte Rugova si zëri i shqiptarëve të Kosovës, ata donin që të ishin zëri i shqiptarëve të Kosovës. Por nga ana tjetër është e vështirë që zëri i Kosovës të ishin personat që nuk njiheshin”, tha ai.

Hill tha se LDK-ja dhe njerëzit e Rugovës “ishin të interesuar për të njëjtin rezultat, por ishin më të arsyeshëm për mënyrën se si do ta arrinin këtë objektiv”.

Në Kosovë, tha Hill, “njerëzit ishin të zhgënjyer nga ky pragmatizëm” i tij.