Milan transferon pasardhësin e Modric për 12 milionë euro

Milan e ka gjetur pasardhësin e Modric në Serie A. Transferimi i Modric te Milani bëri bujë të madhe në Itali verën që lam pas dhe kroati po e dëshmon edhe në Serie A se pse është njëri nga mesfushorët më të mirë në Botë. Edhe përkundër paraqitjeve mbreslënëse, drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm […]

Nëntor 10, 2025 - 13:30
 0
Milan transferon pasardhësin e Modric për 12 milionë euro

Milan e ka gjetur pasardhësin e Modric në Serie A.

Transferimi i Modric te Milani bëri bujë të madhe në Itali verën që lam pas dhe kroati po e dëshmon edhe në Serie A se pse është njëri nga mesfushorët më të mirë në Botë.

Edhe përkundër paraqitjeve mbreslënëse, drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm se kroati është në përfundim të karrierës dhe kanë nisur ta kërkojnë pasardhësin e tij.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e Nicolo Zaniolos verën e ardhshme nga Galatasaray.

Zaniolo është aktualisht i huazuar te Udinese dhe e ka rigjetur formën e duhur duke realizuar 4 gola dhe 1 asist në 13 ndeshje të luajtura.

Udinese ka opsion blerjeje prej 12 milionë eurove, por Milan synon tia rrëmbejë Zaniolon.