Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka quajtur tragjikomike deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në Kosovë “janë shkatërruar 900 banda kriminale për pesë vjet”. Hoti në një reagim në Fecebook, ndaj deklaratës së Osmanit dhënë për Politico, ka thënë se kjo i jep botës mesazh të rrem se Kosova është zhytur në krim të

Nëntor 17, 2025 - 16:00
 0
Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”
Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”

Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka quajtur tragjikomike deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në Kosovë “janë shkatërruar 900 banda kriminale për pesë vjet”.

Hoti në një reagim në Fecebook, ndaj deklaratës së Osmanit dhënë për Politico, ka thënë se kjo i jep botës mesazh të rrem se Kosova është zhytur në krim të organizuar.

“’900 banda kriminale të shkatërruara’ nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar. Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës”, ka shkruar Hoti në Facebook.