Hoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot e hapi tryezën e rrumbullakët “Nga Politika në Praktikë: Prioritetet e Mjedisit brenda Programit LIFE”, duke vënë në dukje se Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para në rajon që ka qasje në këtë instrument kyç evropian. Ministri theksoi se në partneritet me “K&S Skopje” […]
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot e hapi tryezën e rrumbullakët “Nga Politika në Praktikë: Prioritetet e Mjedisit brenda Programit LIFE”, duke vënë në dukje se Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para në rajon që ka qasje në këtë instrument kyç evropian.
Ministri theksoi se në partneritet me “K&S Skopje” tashmë po punohet për të forcuar kapacitetet kombëtare, me qëllim maksimizimin e përdorimit të fondeve të BE-së për një tranzicion të gjelbër dhe një ekonomi me efikasitet energjetik.
Hoxha theksoi se programi LIFE nuk është vetëm një fond, por një mekanizëm për një tranzicion të gjelbër drejt një ekonomie me efikasitet energjetik dhe mjedis të shëndetshëm jetësor.
“Kemi një qëllim të përbashkët – shndërrimin e politikave strategjike në veprime konkrete ekologjike dhe zgjidhje të qëndrueshme”, potencoi ministri para përfaqësuesve të pranishëm të institucioneve, publikut ekspert dhe organizatave të shoqërisë civile.