Humbje milionëshe, por investim i ri: Posta e Maqedonisë me flotë prej 100 automjetesh të reja
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë sot në promovimin e 100 automjeteve të reja të Sh.A. Posta e Maqedonisë, një investim që synon përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e The post Humbje milionëshe, por investim i ri: Posta e Maqedonisë me flotë prej 100 automjetesh të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë sot në promovimin e 100 automjeteve të reja të Sh.A. Posta e Maqedonisë, një investim që synon përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e punës në terren.
Sipas tij, ky investim, i realizuar në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Transportit, do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit dhe në shpërndarjen më të shpejtë të dërgesave për qytetarët.
Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, zëvendësdrejtori i Postës së Maqedonisë, Nikollçe Ugrinov, në emisionin “Biznis 21” në TV21, dha një pasqyrë më të rëndë të gjendjes financiare të institucionit. Ai deklaroi se Posta ka përmbyllur vitin 2025 me rreth 5 milionë euro humbje, duke theksuar se kjo tendencë negative është e vazhdueshme edhe nga viti 2024.
Sipas Ugrinovit, humbjet “rriten nga muaji në muaj”, ndërsa problem mbeten edhe vonesat në shpërndarjen e dërgesave. Megjithatë, ai shtoi se ankesat nga qytetarët janë relativisht të ulëta, rreth 10 në ditë ose afërsisht 240 në muaj.
Në këtë kuadër, investimi në flotën e re të automjeteve shihet si një përpjekje për modernizim, por sfida kryesore mbetet stabiliteti financiar i ndërmarrjes publike dhe përmirësimi i shërbimit në praktikë.
The post Humbje milionëshe, por investim i ri: Posta e Maqedonisë me flotë prej 100 automjetesh të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .