Humolli: Kurti kur u bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa bashkimin kombëtarë

Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në këtë drejtim edhe Albin Kurti ka pësuar evoluim. Ai ka dhënë një shembull interesant. ‘’Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi i viseve shqiptare dhe bashkimin në një shtet kombëtarë’. Lëvizja

Nëntor 23, 2024 - 00:00
 0  6
Humolli: Kurti kur u bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa bashkimin kombëtarë
humolli:-kurti-kur-u-be-kryeminister-e-ka-keqyr-kushtetuten,-nuk-e-ka-pa-bashkimin-kombetare

humolli:-kurti-kur-u-be-kryeminister-e-ka-keqyr-kushtetuten,-nuk-e-ka-pa-bashkimin-kombetare

Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në këtë drejtim edhe Albin Kurti ka pësuar evoluim.

Ai ka dhënë një shembull interesant.

‘’Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi i viseve shqiptare dhe bashkimin në një shtet kombëtarë’. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në programin e saj e ka pas në program me lëviz krejt kombin për me çliru Kosovën, ka thënë Humolli.

Sipas Humollit, Kurti veprimet që i ka bë pasi është bë kryeministër janë në shpërputhje me atë që ka thënë në fushatë elektorale.

‘’Unë e di kur Albin Kurti kur ka dal prej burgu ka thënë që s’besoj te ideja e bashkimit kombëtarë. E di kur në KAN ka bërë protesta sociale, e di kur është hi në Lëvizjen Vetëvendosje, se Lëvizja Vetëvendosje është bë një lloj rivali i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas 2005-tës dhe si rival na ka qit neve prej loje si LKÇK për arsye se LKÇK—ja ka qenë një strukturë politiko-ushtarake që deri në shpalljen e pavarësisë ka funksionue politikisht dhe u kanë e gatshme me bë veprime ushtarake. Në momentin kur është shpallë pavarësia e Kosovës, ka kalu në veprime politike dhe ka eliminue mundësin e veprimeve ushtarake për shkak se janë ndërtu institucionet politiko-ushtarake që e mbrojnë Kosovën’’, ka thënë ai.

‘’Albin Kurti është në këtë zhvillim. Nuk është për mua befasi. Kur ka dal prej burgu s’ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë, kur e ka bë VV-në ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë. Kur është bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa’’, ka thënë Humolli në Debat Plus.