Ish-koloneli i FSK-së: Edhe Sekretari Rutte e di se FSK ka mision ushtarak

Për vizitën e sekretarit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte, ka folur edhe ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli. Sipas tij, është e qartë se sekretari i NATO-s ka pasur qëndrim të tillë, pasi që ka vende brenda NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën. ‘’Është e kuptueshme qe sekretari ka qëndrim te tillë për FSK

Mars 11, 2025 - 22:00
 0  4
Ish-koloneli i FSK-së: Edhe Sekretari Rutte e di se FSK ka mision ushtarak
ish-koloneli-i-fsk-se:-edhe sekretari-rutte-e-di-se-fsk-ka-mision-ushtarak

ish-koloneli-i-fsk-se:-edhe sekretari-rutte-e-di-se-fsk-ka-mision-ushtarak


Për vizitën e sekretarit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte, ka folur edhe ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

Sipas tij, është e qartë se sekretari i NATO-s ka pasur qëndrim të tillë, pasi që ka vende brenda NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën.

‘’Është e kuptueshme qe sekretari ka qëndrim te tillë për FSK me misionin e para 2018, pasi disa vende anëtare ende as qe e kanë njohur Kosovën’’ thotë ai.

Veseli, potencon se shumë vende të NATO-s janë duke e mbështetur FSK-në si Ushtri.

‘’Por shumë vende te NATO, ato janë duke e mbështet FSK-në si ushtri. Pra edhe me armatime e edhe me trajnime ushtarake’’ deklaroi ai.

Madje sipas ish-kolonelit të FSK-së, edhe vetë sekretari i NATO-s, Mark Rutte e di se FSK ka mision ushtrarak.

‘’Thjeshtë si deklarim politik qe aspak nuk afekton ne zhvillimin e FSK. Edhe ai dhe te tjerët e din se FSK ka mision ushtarak’’ deklaroi ai.