Hykmete Bajrami reagon për “banimin e përballueshëm”, ironizon me premtimet e Kurtit
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka përmendur premtimet që kryeministri Albin Kurti i kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore, e që nuk i ka realizuar. Bajrami përmes një shkrimi në Facebook duke ironizuar me premtimet e parealizuara të Kurtit, shtron pyetjen se a do të vijë Qeveria e pozita në Kuvend për të diskutuar për qeverisjen
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka përmendur premtimet që kryeministri Albin Kurti i kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore, e që nuk i ka realizuar.
Bajrami përmes një shkrimi në Facebook duke ironizuar me premtimet e parealizuara të Kurtit, shtron pyetjen se a do të vijë Qeveria e pozita në Kuvend për të diskutuar për qeverisjen e tyre.
“Të hënën kemi debat parlamentar për 4 vite të qeverisë Kurti II. Kanë çka me tregu: – I kemi ndërtu 4000 banesa, – 160 çerdhe, – 5 shtepi për të moshuarit, – e kemi ulë çmimin e energjisë elektrike, Çka po mendoni a vijnë Qeveria e Pozita në debat a jo?”, shkroi Bajrami.