IKD: Të vazhdojë seanca konstituive, ajo mund të drejtohet edhe nga deputetët e tjerë
Instituti Demokratik i Kosovës, ka kërkuar që seanca për konstituimin e kuvendit të vazhdojë dhe që të respektohen përgjegjësitë institucionale nga të gjithë akterët, shkruan Gazeta Express. Nga IKD është vlerësuar se tejkalimi i afatit kohor prej 48 orësh do të përbente shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores. ‘‘Kryesuesi i seancës konstituive, si autoritet i përkohshëm


Instituti Demokratik i Kosovës, ka kërkuar që seanca për konstituimin e kuvendit të vazhdojë dhe që të respektohen përgjegjësitë institucionale nga të gjithë akterët, shkruan Gazeta Express.
Nga IKD është vlerësuar se tejkalimi i afatit kohor prej 48 orësh do të përbente shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores.
‘‘Kryesuesi i seancës konstituive, si autoritet i përkohshëm deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ka obligim të qartë për të garantuar vazhdimësinë e punimeve dhe për të zbatuar pa devijime procedurat e përcaktuara. Rregullorja nuk lejon shtyrje të njëanshme, as nuk parasheh hapësirë për ndërhyrje ose kërkesa për interpretim nga akterë të tjerë institucionalë’’, thuhet në komunikatën e IKD-së.
Komunikata:
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se pas ndërprerjes së djeshme të seancës konstituive, është thelbësore që ajo të vazhdojë brenda afatit 48-orësh të përcaktuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Çdo tejkalim i këtij afati do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores.
Kryesuesi i seancës konstituive, si autoritet i përkohshëm deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ka obligim të qartë për të garantuar vazhdimësinë e punimeve dhe për të zbatuar pa devijime procedurat e përcaktuara. Rregullorja nuk lejon shtyrje të njëanshme, as nuk parasheh hapësirë për ndërhyrje ose kërkesa për interpretim nga akterë të tjerë institucionalë. Madje, rikujtojmë që, edhe në rast mungese apo refuzimi nga ana e deputetit më të vjetër në moshë për ta drejtuar seancën, Rregullorja parashikon zëvendësimin e tij me deputetët tjerë sipas të njëjtave kritere, për të siguruar që procesi nuk pengohet nga vullneti i një individi të vetëm.
KDI rithekson se pjesëmarrja dhe angazhimi i deputetëve në vazhdimin e seancës është obligim formal e kushtetues, por edhe test politik për seriozitetin e legjislaturës së re. Përpjekjet potenciale për ta zvarritur procesin – përfshirë vonesat apo mungesat – janë të papranueshme dhe në kundërshtim me mandatin që qytetarët u kanë besuar përfaqësuesve të tyre, si dhe e shtyjnë Kuvendin drejt një krize të panevojshme funksionaliteti.
Funksionimi i Kuvendit është jetik për proceset që e presin Kosovën ndërsa pritjet e qytetarëve nuk janë vetëm që të garantohet normalitet i punës së Kuvendit, por që të ketë një dinamikë tërësisht tjetër sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative, mbikëqyrjes parlamentare dhe përfaqësimit të nevojave të qytetarëve.