Hyn në fuqi masa për karburantet, pikat e shitjes nën vëzhgim nga DAP
Nga 24 marsi deri më 6 prill 2026, në Maqedoninë e Veriut do të zbatohet normë preferenciale e TVSH-së prej 10 për qind për qarkullimin e karburanteve, në bazë të The post Hyn në fuqi masa për karburantet, pikat e shitjes nën vëzhgim nga DAP appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nga 24 marsi deri më 6 prill 2026, në Maqedoninë e Veriut do të zbatohet normë preferenciale e TVSH-së prej 10 për qind për qarkullimin e karburanteve, në bazë të vendimit të miratuar nga Qeveria në një seancë të jashtëzakonshme.
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) bëri të ditur se të gjithë operatorët ekonomikë që merren me shitjen me pakicë të karburanteve dhe lubrifikantëve janë të obliguar që menjëherë të përshtatin sistemet e tyre fiskale, listat e çmimeve dhe mënyrën e faturimit, në përputhje me normën e re tatimore.
Sipas njoftimit, bizneset duhet të sigurojnë që TVSH-ja prej 10 për qind të llogaritet dhe të shfaqet saktë në çdo transaksion, në përputhje me vendimin qeveritar.
Nga DAP theksojnë se zbatimi i kësaj mase duhet të jetë i plotë dhe i njëtrajtshëm në të gjithë tregun. Për këtë arsye, institucioni paralajmëron kontrolle të përforcuara në terren, ndërsa për çdo shkelje do të ndërmerren masa ligjore përkatëse.
Kjo masë e përkohshme synon të lehtësojë barrën mbi qytetarët dhe bizneset në një periudhë të karakterizuar nga rritje e çmimeve të energjisë.
The post Hyn në fuqi masa për karburantet, pikat e shitjes nën vëzhgim nga DAP appeared first on Flaka, në çdo lajm... .