I dyshuari për vrasjen në Ohër kishte kërcënuar më herët Zoran Zaev

Personi i dyshuar për vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër rezulton të jetë i njëjti individ që në vitin 2019 ishte arrestuar për kërcënime ndaj ish-kryeministrit Zoran Zaev, raportojnë burime The post I dyshuari për vrasjen në Ohër kishte kërcënuar më herët Zoran Zaev appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 28, 2026 - 16:30
I dyshuari për vrasjen në Ohër kishte kërcënuar më herët Zoran Zaev

Personi i dyshuar për vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër rezulton të jetë i njëjti individ që në vitin 2019 ishte arrestuar për kërcënime ndaj ish-kryeministrit Zoran Zaev, raportojnë burime mediatike.

Bëhet fjalë për Zh. Grozdanovski, i cili sipas informacioneve figuron si lider i një organizate të quajtur “Vëllazëria e Krishterë”. Ai kishte publikuar një video me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale, ku kishte targetuar Zaevin dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga LSDM.

Sipas të dhënave, Grozdanovski punon si teknik anesteziologjik në KАРИЛ, ndërsa deri në vitin 2010 kishte qenë i angazhuar në Spitalin Klinik të Tetovë. Këto informacione janë konfirmuar edhe nga drejtori i këtij institucioni, Erzen Elezi.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se i dyshuari kishte një marrëveshje me viktimën për ta ruajtur atë, në këmbim të trashëgimisë. Viktima ishte pronar i objektit hotelierik “Klimentov Konak”.

Sipas buletinit policor, arrestimi është kryer dje në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të Tetovës nga zyrtarët e SPB Tetovë, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga SPB Ohër. I dyshuari, Zh.G. (53), akuzohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Ndërkohë, rasti ishte raportuar më herët gjatë ditës, në orën 08:24, kur në një shtëpi në rrugën “Nada Fileva” në Ohër u gjet pa shenja jete 76-vjeçari K.M. Në vendngjarje kanë intervenuar prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Gazeta Flaka

The post I dyshuari për vrasjen në Ohër kishte kërcënuar më herët Zoran Zaev appeared first on Flaka, në çdo lajm... .