“I vendosëm vetes afate, do t’i realizojmë”, deri në fund të 2026 e gjithë autostrada Kërçovë-Ohër do të jetë gati?!

Deri në fund të vitit 2026 do të jetë gati e gjithë autostrada nga Kërçova deri në Ohër. Këtë premtim e dhanë drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Koce Trajanovski dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski. Siç thonë ata, i kanë vendosur vetes afate dhe do t’i realizojnë, edhe pse në terren ka shumë […] The post “I vendosëm vetes afate, do t’i realizojmë”, deri në fund të 2026 e gjithë autostrada Kërçovë-Ohër do të jetë gati?! appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 25, 2024 - 03:00
 0  7
“I vendosëm vetes afate, do t’i realizojmë”, deri në fund të 2026 e gjithë autostrada Kërçovë-Ohër do të jetë gati?!

Deri në fund të vitit 2026 do të jetë gati e gjithë autostrada nga Kërçova deri në Ohër. Këtë premtim e dhanë drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Koce Trajanovski dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski. Siç thonë ata, i kanë vendosur vetes afate dhe do t’i realizojnë, edhe pse në terren ka shumë rrëshqitje dheut për të cilat aktualisht po përgatiten projekte për rehabilitim. Autoritetet që inspektuan punimet ndërtimore në këtë autostradë premtuan se deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik, pra pas disa muajsh, pjesa e autostradës nga Ohri deri në Vërbjan do të jetë plotësisht gati.

Na ka mbetur pjesa nga Kërçova në Vërbjan, në atë pjesë po punojmë intensivisht bashkë me ministrin që të stabilizojmë dhe rehabilitojmë shpatet. Ato shpate janë plagë e hapur prej vitesh, 5 deri në 6 vjet, të ekspozuara ndaj ndikimeve atmosferike, borës, shiut, akullit, stabiliteti i tyre është i prishur. Tani jemi duke bërë teste, shpresoj të përfundojnë, diku në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi projekte dhe pastaj do të mund të japim afate më konkrete. Megjithatë, mbetet si afat viti 2026 për përfundimin e kësaj autostrade”, tha Kove Trajanovski, drejtori i NPRRSH.

“Afatet i vendosëm vetë dhe vetë do t’i realizojmë. Deri në fillim të sezonit të ardhshëm tursitik, bëhet fjalë për rreth 40km, do ta përfundojmë pjesën e autostradës mes hyrjes së Ohrit dhe fshatit Vërbjan, përkatësisht atje ku fillon Preseka, me pjesë të vogël te fshati Botun, për shkak se aty ka rrëshqitje të madhe dheut që duhet ta zgjidhim, ndërsa deri në fund të 2026 do të përfundojë tërësisht autostrada nga Kërçova deri në Ohër”, tha Aleksandar Nikolloski, minister i Transportit.

The post “I vendosëm vetes afate, do t’i realizojmë”, deri në fund të 2026 e gjithë autostrada Kërçovë-Ohër do të jetë gati?! appeared first on InfoShqip.com.