LSM: Është mirë që punëdhënësit e kanë kuptuar nevojën për rritjen e pagës minimale në 500 euro
Lidhja e Sindikatave vlerëson se është për t’u përshëndetur fakti që punëdhënësit e kuptuan nevojën për rritjen e pagës minimale në 500 euro ose 31 500 denarë. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov në këtë mënyrë bizneset do t’i mbajnë punëtorët në vend, transmeton Alsat-M. “Është mirë që edhe punëdhënësit e kanë kuptuar […]
Lidhja e Sindikatave vlerëson se është për t’u përshëndetur fakti që punëdhënësit e kuptuan nevojën për rritjen e pagës minimale në 500 euro ose 31 500 denarë. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov në këtë mënyrë bizneset do t’i mbajnë punëtorët në vend, transmeton Alsat-M.
“Është mirë që edhe punëdhënësit e kanë kuptuar nevojën për rritjen e pagës minimale dhe sot edhe ata propozojnë rritjen e saj, me qëllim që t’i mbajnë punëtorët e kualifikuar dhe të punësohen punëtorë të rinj. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë menjëherë ua jep dorën për rritjen e pagës minimale në më së paku 500 euro, aq sa edhe vetë propozojnë”, tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra, paraprakisht pati deklaruar se kushti i vetëm që e kanë punëdhënësit është që Qeveria të mos i rris kontributet. Pra, edhe nëse paga minimale rritet në 500 euro, kontributet të mbesin të njëjta. Qeveria nuk e precizoi nëse do të pranohet ose jo kjo kërkesë, por tha se lidhur me këtë çështje është formuar këshilli ekonomiko social, ku do të trajtohen të gjitha kërkesat e palëve të përfshira.