Ia mori makinën dhe nuk ia pagoi, 43-vjeçari e denoncon në SPB Tetovë një person nga fshati Gajre

Në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga T.N. nga fshati Gajre i Tetovës për shumën prej 4.300 euro. Sipas njoftimit, ai para tre vitesh ka sjellë nga Gjermania një veturë Chevrolet, të cilën ka planifikuar ta doganojë dhe e ka parkuar në një garazh në Tetovë. […]

Prill 15, 2025 - 18:00
 0  6
Ia mori makinën dhe nuk ia pagoi, 43-vjeçari e denoncon në SPB Tetovë një person nga fshati Gajre

Në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga T.N. nga fshati Gajre i Tetovës për shumën prej 4.300 euro.

Sipas njoftimit, ai para tre vitesh ka sjellë nga Gjermania një veturë Chevrolet, të cilën ka planifikuar ta doganojë dhe e ka parkuar në një garazh në Tetovë.

“Pas një kohe personi e ka telefonuar dhe i ka ofruar blerjen e automjetit, pas së cilës i ka dhënë automjetin për testim pa marrëveshje të noterizuar dhe që atëherë nuk ka qenë në shtet. Siç raportohet, djali i tij kishte kërkuar T.N. disa herë, por ai kishte shmangur çdo kontakt me ta, as nuk kishte thënë se ku ishte automjeti”, thonë nga SPB.

Policia thotë se po merr masa për zbardhjen e rastit.