Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit
Përfaqësuesi i VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas protestës së sotme studentore në Shkup, duke komentuar praninë e përfaqësuesve politikë në tubim. Në një status publik, Ibrahimi ka thënë se protesta e sotme mund të konsiderohet rast u...
Përfaqësuesi i VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas protestës së sotme studentore në Shkup, duke komentuar praninë e përfaqësuesve politikë në tubim.
Në një status publik, Ibrahimi ka thënë se protesta e sotme mund të konsiderohet rast unik, pasi sipas tij, në të njëjtin protestim morën pjesë edhe studentët që kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe ata që kanë qenë pjesë e miratimit të ligjit që i ka diskriminuar.
“Mund të jetë rast unik që në protestën e njëjtë marrin pjesë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit. Sot në Shkup protestuan studentët, që e kërkojnë të drejtën e tyre të merituar në Ligjin për provimin e jurisprudencës, bashkë me ata që e kanë miratuar Ligjin e provimit të jurisprudencës”, ka shkruar Ibrahimi.
Deklarata e tij vjen në kohën kur debati për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur reagime politike dhe protesta studentore në vend.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.