Ilir Seferi: Nga Gjermania në Skenderaj për të sjellë ndryshim përmes arsimit dual

Ilir Seferi, kandidat për asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, është një biznesmen që pas shumë vitesh në Gjermani është rikthyer në Kosovë me synimin për të sjellë përvoja të reja dhe qasje moderne në arsim. “Me sjell ndryshimin do të thotë me sjell transferin,” ka deklaruar Seferi. “Për tri vite kam sjell transferin e

tetor 8, 2025 - 20:00
 0
Ilir Seferi: Nga Gjermania në Skenderaj për të sjellë ndryshim përmes arsimit dual
Ilir Seferi: Nga Gjermania në Skenderaj për të sjellë ndryshim përmes arsimit dual

Ilir Seferi: Nga Gjermania në Skenderaj për të sjellë ndryshim përmes arsimit dual

Ilir Seferi, kandidat për asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, është një biznesmen që pas shumë vitesh në Gjermani është rikthyer në Kosovë me synimin për të sjellë përvoja të reja dhe qasje moderne në arsim.

“Me sjell ndryshimin do të thotë me sjell transferin,” ka deklaruar Seferi. “Për tri vite kam sjell transferin e sistemit dual të arsimit në Kosovë dhe gjatë kësaj kohe jam ballafaquar me problemet e njerëzve në rrugë, në shtëpi, në çerdhe, në shkolla — gjithandej. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm që e kemi pasur me sistemin dual, kam menduar që këtë praktikë që e kemi në Gjermani mund ta sjellim edhe në Kosovë. Eksperienca që e kemi kaluar atje është fare lehtë të përshtatet këtu, sepse ne kemi lindur këtu,” ka shtuar ai.

Seferi synon të jetë një zë i ndryshimit në nivel lokal, duke e parë arsimin profesional si një ndër shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të komunës së Skenderajt./Gazeta10