Ilir Shaqiri reagon për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: U shua institucioni i mendimit shqiptar

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë. Në reagimin e tij publik, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura […]

Prill 23, 2026 - 15:00
Ilir Shaqiri reagon për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: U shua institucioni i mendimit shqiptar

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë.

Në reagimin e tij publik, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë “institucion” dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët.

“U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve! Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë! Lamtumirë, PROFESOR!”, shkroi Shaqiri.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga mendimtarët, studiuesit dhe akademikët më të rëndësishëm shqiptarë, me një kontribut të gjerë në fushën e letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit shoqëror.

Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, reagimet nga figura publike dhe personalitete të ndryshme po vijojnë, duke nderuar trashëgiminë e tij intelektuale.

https://www.facebook.com/ilirshaqiri.al/posts/1516617566499195?ref=embed_post