Ilir Tahiri i PDK-së: Zyrën e veteranëve do ta nxjerrim nga podiumi i qeverisë për ta vendosur në vendin e merituar.

Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se , Ilir Tahiri theksoi se ndryshimi i ligjit për kategoritë e luftës është urgjent dhe duhet të jetë një prioritet për qeverinë. Ai theksoi se kujdesi institucional për këto kategori është një shenjë respekti

dhjetor 22, 2024 - 19:00
 0  3
Ilir Tahiri i PDK-së: Zyrën e veteranëve do ta nxjerrim nga podiumi i qeverisë për ta vendosur në vendin e merituar.

Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se , Ilir Tahiri theksoi se ndryshimi i ligjit për kategoritë e luftës është urgjent dhe duhet të jetë një prioritet për qeverinë. Ai theksoi se kujdesi institucional për këto kategori është një shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në luftën për lirinë e Kosovës.

Tahiri gjithashtu njoftoi se ish-pjesëtarët e UÇK-së do të kenë mundësinë të punojnë në sektorin privat, një hap që do t’i ofrojë mundësi më të mira për të siguruar të ardhura. Përmes rritjes së pagave, ai premtoi se do të rriten edhe pensionet për të gjitha kategoritë e dalura nga lufta.

Në kuadër të angazhimit për përmirësimin e kushteve për veteranët, Tahiri njoftoi se zyra e veteranëve do të nxirret nga podiumi i qeverisë dhe do të vendoset në një agjenci të posaçme, e cila do të kujdeset për mbrojtjen dhe përkrahjen e ish-pjesëtarëve të luftës.

Tahiri përfundoi duke theksuar se angazhimi për të përmirësuar jetën e kategorive që kanë kontribuar në luftë është një premtim që duhet mbajtur, dhe se me qeverisjen e duhur do të sigurohet një të ardhme më e mirë për ata që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës.

 

Postimi i plote: