Imri Ahmeti mobilizohet për fitoren: Takim me kryetarët e shtabëve të nëndegëve në Lipjan
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryetarët e shtabëve të nëndegëve në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka bërë të ditur se takimi kishte për […]


Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryetarët e shtabëve të nëndegëve në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka bërë të ditur se takimi kishte për qëllim mobilizimin maksimal të strukturave partiake në terren.
“Takim me kryetarët e shtabëve të nëndegëve. Mobilizim maksimal. Gati.” – ka shkruar shkurt ai në postimin e tij.
Ky mobilizim vjen në ditët e fundit të fushatës, ku garuesit po intensifikojnë aktivitetet për të siguruar mbështetjen e qytetarëve. Ahmeti, i cili garon për një mandat të ri, është shprehur i bindur në mbështetjen që ka ndërtuar gjatë viteve të qeverisjes lokale.
LDK-ja në Lipjan po synon ta mbajë drejtimin e komunës edhe për një mandat tjetër, duke u mbështetur në punën dhe projektet e realizuara gjatë udhëheqjes së Ahmetit. /ORAinfo/
