Imri Ahmeti nderon dëshmorin Arsim Zeqiri në 27-vjetorin e rënies
Kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh kandidat për edhe një mandat, Imri Ahmeti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij. Ahmeti tha se ka pasur fatin që Zeqiri të ishte nxënës i tij dhe


Kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh kandidat për edhe një mandat, Imri Ahmeti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatores së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Ahmeti tha se ka pasur fatin që Zeqiri të ishte nxënës i tij dhe e kujton si një nga më të dalluarit.
“Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin dhe Lipjanin, sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë. Ne duhet të jemi krenarë që patëm djem si ai, ndërsa obligimi ynë mbetet të punojmë me ndershmëri për atdheun, sepse vetëm kështu i nderojmë të rënët tanë”, u shpreh Ahmeti.
“Lavdi!”, përfundoi ai.
