Imri Ahmeti: Po riasfaltohet rruga Ribar i Madh – Poturovc, veç me punë!
Në Komunën e Lipjanit ka nisur puna për riasfaltimin e rrugës Ribar i Madh – Poturovc, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën lokale dhe lehtësimin e qarkullimit të banorëve të kësaj ane. Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen me synim […]


Në Komunën e Lipjanit ka nisur puna për riasfaltimin e rrugës Ribar i Madh – Poturovc, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën lokale dhe lehtësimin e qarkullimit të banorëve të kësaj ane.
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen me synim zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
“Veç me punë!”, u shpreh Ahmeti, duke nënvizuar se angazhimi i tij në shërbim të qytetarëve vërtetohet përmes projekteve konkrete që po zbatohen në terren.
Riasfaltimi i kësaj rruge pritet të përfundojë së shpejti, duke ofruar siguri më të madhe dhe kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
