Imri Ahmeti reagon ndaj shpifjeve: Forca jonë është në punë dhe sjellje të mirë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pas shpifjeve dhe propagandës që, sipas tij, po bëhen ndaj punës së tij dhe ekipit komunal. Në një postim në rrjete sociale, Ahmeti ka theksuar se pavarësisht negativitetit, përkushtimi për qytetarët dhe zhvillimin e Lipjanit mbetet prioritet, raporton ORAinfo. “E di që shpifjet dhe negativiteti mund […]

shtator 26, 2025 - 12:30
 0
Imri Ahmeti reagon ndaj shpifjeve: Forca jonë është në punë dhe sjellje të mirë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pas shpifjeve dhe propagandës që, sipas tij, po bëhen ndaj punës së tij dhe ekipit komunal.

Në një postim në rrjete sociale, Ahmeti ka theksuar se pavarësisht negativitetit, përkushtimi për qytetarët dhe zhvillimin e Lipjanit mbetet prioritet, raporton ORAinfo.

“E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë, por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë. Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim, për një Lipjan më të mirë për të gjithë. Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët”, ka shkruar ai.

Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e gjuhës denigruese, duke theksuar se gjithmonë do të jetë në shërbim të Lipjanit me punë konkrete dhe projekte zhvillimore. /ORAinfo/

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë ????

E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë,
por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë.
Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim,
për një Lipjan më të mirë për të gjithë.

Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët.

Gjithmonë me punë për Lipjanin.