Incident pranë rezidencës së Princit William dhe Kate Middleton, çfarë ka ndodhur?

Një burrë është arrestuar për hyrje të paautorizuar në territorin e Pallatit Kensington, rezidenca e Princit William dhe Kate Middleton. Sipas raportimeve të mediave britanike, ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve, në kohën kur Princi dhe Princesha e Uellsit nuk ndodheshin në rezidencë. Policia konstatoi se i dyshuari, i identifikuar si Derek […]

Jan 1, 2026 - 16:30
 0
Incident pranë rezidencës së Princit William dhe Kate Middleton, çfarë ka ndodhur?

Një burrë është arrestuar për hyrje të paautorizuar në territorin e Pallatit Kensington, rezidenca e Princit William dhe Kate Middleton. Sipas raportimeve të mediave britanike, ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve, në kohën kur Princi dhe Princesha e Uellsit nuk ndodheshin në rezidencë. Policia konstatoi se i dyshuari, i identifikuar si Derek Egan, kishte hyrë në ambientet e pallatit në dy raste të ndara, më 21 dhe 23 dhjetor.

Thellohet TRAGJEDIA! Rreth 40 të vdekur dhe 100 të plagosur nga zjarri në resortin e skive

Zyrtarë të Njësisë Mbretërore të Mbrojtjes dhe Policisë Metropolitane e kanë pikasur dhe ndaluar personin gjatë kontrollit të territorit. Në momentin e arrestimit, ai mbante me vete një çantë të rëndë shpine, çka shtoi shqetësimet e forcave të sigurisë. Pas ndalimit, ai u akuzua zyrtarisht për shkelje të territorit të mbrojtur.

I dyshuari mbeti në paraburgim edhe pas paraqitjes në gjykatë, pasi shkaktoi trazira gjatë seancës dhe refuzoi të merrte pjesë në një seancë të mëparshme dëgjimore. Gjykatësi vendosi të vijojë procedurat në mungesë të tij, duke theksuar se sjellja e tij përbënte rrezik për rendin dhe sigurinë.

Gjykata refuzoi dhënien e lirimit me kusht, duke argumentuar se ekziston mundësia reale që i akuzuari të dënohet me burg në rast shpalljeje fajtor.