“Krenare për burrin dhe babain që je”, urimi i Vesës befason për Mirlindin
Vesa Vllasaliu ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, Mirlind Daku, i cili feston sot ditëlindjen e 28-të. Ajo ka ndarë një postim të shoqëruar me fotografi, ku ka shkruar fjalë të ndjera për këtë etapë të re të jetës së tyre, duke e quajtur kapitull të ri dhe dhuratën […]
Vesa Vllasaliu ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, Mirlind Daku, i cili feston sot ditëlindjen e 28-të.
Ajo ka ndarë një postim të shoqëruar me fotografi, ku ka shkruar fjalë të ndjera për këtë etapë të re të jetës së tyre, duke e quajtur kapitull të ri dhe dhuratën më të madhe vajzën e tyre, Miresën.
Vesa ka shprehur krenarinë për Mirlindin si burrë dhe si baba, duke theksuar dashurinë dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.
“28 vjet, një kapitull i ri dhe dhurata më e madhe nga të gjitha – vajza jonë e bukur, Miresa.Jam shumë krenare për burrin, bashkëshortin dhe babain që je. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim, përgjithmonë”, ka shkruar Vesa.