Incidenti në Ferizaj: Pas lëndimit, Buta përfundon fillimisht në trajtim mjekësor – më pas në pranga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rrahjen dhe të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në Ferizaj, ku në mesin e të dyshuarve ishte edhe reperi Betim Januzi, i njohur për publikun me nofkën “Buta”. Sipas policisë, dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin, transmeton Klankosova.tv. Para arrestimit, Buta fillimisht ka […]

Prill 12, 2026 - 10:30
Incidenti në Ferizaj: Pas lëndimit, Buta përfundon fillimisht në trajtim mjekësor – më pas në pranga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rrahjen dhe të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në Ferizaj, ku në mesin e të dyshuarve ishte edhe reperi Betim Januzi, i njohur për publikun me nofkën “Buta”.

Sipas policisë, dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin, transmeton Klankosova.tv.

Para arrestimit, Buta fillimisht ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte pësuar lëndime në dorë.

Pas trajtimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë, si dhe dy gëzhoja.

“Rasti është nën hetime”, thuhet nga PK./Klankosova.tv